Problemet


Frakturë e dyfishtë për mbrojtësin anglez që braktis kombëtaren


Problemet s’kanë të sosur për kombëtaren e Anglisë. Pas largimit të Lampard, trajneri Roi Hoxhson për shkak të një dëmtimi një nga shtyllat e mbrojtjes, Geri Kahill. Mbrojtësi i Çelsit në fakt ka pësuar një frakturë të dyfishtë në nofull gjatë miqësore së të shtunës ndaj Belgjikës. Menjëherë sapo ka marrë lajmin, Federata Angleze ka bërë zëvendësimin e tij në listën 23-she, pasi ka marrë edhe lejen nga komisioni mjekësor i UEFA-s. Në vendin e të pafatit Kahill, Hoxhson ka vendosur të grumbullojë, për habinë e të gjithëve, mbrojtësin e Liverpulit, Martin Kelli. Injorohen edhe një herë mbrojtësi i Sitit, Mikah Riçards, por mbi të gjitha senatori i Junajtid, Rio Ferdinand. Por ka edhe lajme të mira për anglezët. Xhon Terri më në fund është rikuperuar. Problemet muskolare në fundin e ndeshjes së të shtunës kanë qenë objekt i kontrollit mjekësor, mëngjesin e djeshëm, që ka dhënë rezultate të mira. Forma e lojtarit do të rivlerësohet të martën, por mendohet se mbrojtësi legjendar i Çelsit do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Francës.