Dekreti 



Presidenti i Republikës ka emëruar dje 10 prokurorë të rinj, të cilët vijnë nga oficerët e policisë gjyqësore. Topi ka dekretuar në Prokurorinë e Tiranës Erion Imeraj, i cili më parë ka punuar si OPGJ në Prokurorinë e Përgjithshme. Po në Tiranë është emëruar edhe Miranda Bushi, e cila mbante pozicionin e shefes së kabinetit në akuzën qendrore. Dy hetues të Krimeve të Rënda janë bërë prokuror: Erjon Shehaj është emëruar në Lezhë dhe Aurel Zarka në Vlorë. Ndërkohë, Edina Kurti, nga OPGJ në Durrës emërohet prokurore në Kavajë, ndërsa Simon Pashuku emërohet në Prokurorinë e Kukësit. Leonard Filopati emërohet në Prokurorinë e Matit, ndërsa Lorenc Mërkuri në Prokurorinë e Gjirokastrës së bashku me Pali Deçollim. Elion Mustafaj emërohet në Prokurorinë e Korçës.