Universiteti i Arteve

Dy artistet, mexosopranoja Vikena Kamenica dhe pianistja Merita Rexha Tershana, bëhen sërish bashkë në një koncert që do të mbahet nesër, ora 19:00 në Universitetin e Arteve. Koncerti vokalo-pianistik i titulluar “Ëndërr vere”, ka në program muzikë nga Schubert, Massenet, Tschaikowsky, Hahn, Albeniz, Saint-Saens etj. Ky është prezantimi i parë i një cikli të tillë koncertesh që do të mbahen nga kjo duo gjatë sezonit 2012-2013. Ky projekt vjen pas suksesit të veprës së plotë “Winterreise” të F.Schubert, realizuar vitin e kaluar në sallën e TKOB-it nga dy artistet, si dhe me poezinë në shqip të ardhur mjeshtërisht nga Ardian Klosi dhe në interpretimin e aktores Ema Ndoja. Sipas artisteve,
projektet që do të pasojnë përmbajnë gjithashtu specifika profesionale dhe artistike të autorëve gjermanë, francezë, austriakë, spanjollë dhe amerikanë.