Kampionati Europian i futbollit sapo ka filluar, ndërsa mediat nuk reshtin së foluri për të famshmet gratë e futbollistëve. Të pasura, të bukura dhe të dashuruara pas modës janë protagonistet e padiskutueshme të stadiumeve falë lukut të tyre dhe shpenzimeve marramendëse.
Kampionati Europian i Futbollit sapo ka filluar, ndërsa mediat nuk reshtin së foluri për të famshmet gratë e futbollistëve. Të pasura, të bukura dhe të dashuruara pas modës janë protagonistet e padiskutueshme të stadiumit falë lukut të tyre të kopjuar nga fansat. Për stilistët, ndeshjet e këtyre tri javëve mund të ndryshojnë fatet e tregut të botës së modës.
Sigurisht falë emrave të tillë si Shakira dhe Irina Shayk.
Janë të bukura, të pasura dhe me shumë pushtet. Nuk po flasim për politikane, as për presidente kompanie, por për të famshmet gratë e futbollistëve. Kampionati Europian sapo ka filluar, dhe ato sigurisht që do të jenë në qendër të këtij evenimenti gjatë gjithë këtyre javëve. Për të mëdhenjtë e modës shumë gjëra mund të ndryshojnë këto ditë. Sepse zonjushat në fjalë, të njohura për lukun e tyre të parezistueshëm kopjohen dhe ndiqen hap pas hapi nga gratë në të gjithë planetin. Doni një shembull të thjeshtë?
“Kelly” e Hermès, çanta e famshme u bë një fiksim për të gjitha femrat, edhe pse shumë pak kishin mundësi ta blinin, falë të ashtuquajturës mbretëreshës së “WAGS”, Victoria Beckham, që zotëron koleksionin me të gjitha ngjyrat. Për të mos folur pastaj për takat e larta më shumë se 12 centimetra që Victoria dhe të tjerat vishnin nëpër stadiume duke dekretuar kështu edhe suksesin e stilistëve si Christian Louboutin apo Manolo Blahnik. Pikërisht Vic është ndoshta shembulli që të gjitha gratë e futbollistëve duan t’i ngjajnë. Që prej kampionatit të futbollit në 2002-shin, sytë e të gjithëve nuk përqendrohen vetëm në fushën e gjelbër, por edhe në stadium, duke studiuar bizhuteritë, kanotieret, apo çdo lloj veshje të zgjedhur nga gratë e futbollistëve, gjithmonë e më të reja dhe më të bukura. Por triumfi i këtyre zonjushave lidhet me botërorin e vitit 2006: gazetat nisën të tregonin për shooping-un e shfrenuar dhe festat e grave të kampionëve. Butikët tregonin për shitje marramendëse të produkteve, ku gratë e kampionëve që luanin në fushë shpenzonin shifra të paimagjinueshme për këpucë dhe çanta.
Pikërisht që atëherë lindën mitet e Cheryl Cole, ish-gruaja e kampionit Ashley Cole, Coleen Rooney, Carly Cole, Abbey Clancy të gjitha showgirl dhe protagoniste të padiskutueshme të tabloidëve. Por mbi të gjitha ikona të padiskutueshme të fushës së modës. Luku i tyre është lehtësisht i dallueshëm: ditën kanotiere të ngushta dhe shpesh shumë të shkurtra, xhinse apo funde super të shkurta, syzet e mëdha dhe kapelet për t’u mbrojtur nga dielli. Pa harruar takat gjithmonë dhe kudo. Ndërsa darkave, një shkëlqim i jashtëzakonshëm. Këtë vit Kampionati Europian i Futbollit po luhet në Poloni dhe Ukrainë, dy vende që nuk kanë lidhje me modën, por në realitet edhe këtu stilistët presin fitime marramendëse. Sigurisht që sytë do të jenë të drejtuar kryesisht nga Shakira dhe Irina Shayk, respektivisht shoqet e Gérard Piqué dhe Cristiano Ronaldo. Gra të mësuara për të shpenzuar shifra marramendëse dhe të frekuentojnë butikët më të bukur të botës. Kështu në Varshavë dhe Kiev dyqanet më shik kanë përgatitur gjithçka për t’u ofrua klientëve, për të cilën kanë nevojë. Nga një ndeshje në tjetrën dihet që zonjushat mërziten shumë dhe të vetmen mënyrë për të vrarë kohën dhe për të ngritur moralin është shpenzimi. Nga kjo do të përfitojnë edhe emrat e famshëm të stilistëve vendas, para së gjithash Dawid Wolinski, i famshëm për veshjet superfemërore me copëra të shtrenjta dhe ndërthurje artizanale, shumë i pëlqyer nga VIP-a si Nicole Richie e Paris Hilton. Pastaj mund të përmendim edhe Ania Kuczynska që ka studiuar në Romë e Paris dhe me stilin e saj barok ka fituar në 2006-n “Elle Style Award”. Koleksioni i saj i fundit është i magjishëm me lule, ngjyra, rruaza. Një detaj që absolutisht nuk mund t’u shpëtojë zonjushave të futbollistëve, që më shumë e për të parë të dashurit e tyre në stadium, kanë ardhur të tregojnë veshjet dhe të bëjnë shpenzime marramendëse.