Grupi A
Karagunis ndëshkon rusët favoritë, Jiraçek nxjerr jashtë polakët
Greqia dhe Republika Çeke kualifikohen nga Grupi A, pasi grekët bënë surprizën e madhe duke mundur 1-0 Rusinë favorite dhe çekët mundën 1-0 Poloninë, e cila i thotë lamtumirë Euro 2012 që zhvillohet në shtëpinë e saj. Në Varshavë është luajtur një ndeshje shumë e ndezur mes Greqisë dhe Rusisë, e cila ka qenë e pasur me shumë raste për gol. Pjesa e parë mes tyre ka qenë e pabesueshme dhe mjaft emocionuese. Nisje e mirë për rusët, duke u bërë padrone e lojës dhe duke iu afruar më shumë herë golit. Për minuta të tëra ka vënë në rrezik kundërshtarët me anë të sulmuesve të saj Arshavin, Xhagoev e Kerzhakov. Ndërkohë që grekët praktikisht vetëm janë mbrojtur, por edhe duke bërë disa përpjekje për të reaguar. Në mbylljen e fraksionit të parë të ndeshjes është ngjitur sërish në katedër Rusia, por nuk ka saktësi. Në minutën e fundit vjen një gabim i pafalshëm i mbrojtjes ruse me një goditje të gabuar me kokë të Ignasheviç, i cili i ka dhuruar topin Karagounisit, që mposhti Malafeev, duke vulosur kështu avantazhin e pabesueshëm për skuadrën greke! Në pjesën e dytë, Rusia ka qarkulluar topin dhe është përpjekur me të gjitha mënyrat për të gjetur rrugën e rrjetës me Pogrebnjak, Denisov (një rast i mirë për të barazuar në minutën e 57), Pavliuçenko, Xhagoev (qeth shtyllën e portës në minutën e 83), por e ka pasur të vështirë falë mbrojtjes së pakalueshme greke. Por skuadra e trajnerit Santos nuk ka qëndruar duarkryq, duke iu afruar dy herë golit tjetër me anë të Gekas (60’) dhe Tzavellaz (70’, topi përfundoi në kryqëzimin e shtyllave). Fitorja 1-0 është një mrekulli greke, ndërsa Rusia i thotë lamtumirë Europianit nën lot. Në ndeshjen tjetër, Çekia mundi 1-0 Poloninë. Në 45 minutat e para nën një shi të jashtëzakonshëm, në stadiumin e “Vorklau” është parë një lojë thuajse e ekuilibruar mes Polonisë dhe Republikës Çeke, me një epërsi të vogël nga ana e polakëve, të cilët kanë pasur në anën e tyre edhe mbështetjen e publikut të shumtë në stadium. Të dyja skuadrat nuk kanë menduar aq shumë për mbrojtjen, duke i lënë kështu hapësira njëra-tjetrës, por pa mundur të krijojnë raste të shumta për gol. Lojtarët më të rrezikshëm në fushë në 45 minutat e para kanë qenë Pilar për çekët dhe Levandovski për polakët. Ka qenë pikërisht ky i fundit, ai i cili në minutën e 10 iu afrua shumë avantazhit, por gjuajtja e tij nuk mundi të gjente kuadratin e portës së Peter Çeh. Republika Çeke vuajti shumë në goditjet e ndaluara dhe përpiqet të impostojë manovrën në fushën kundërshtare. Në fundin e pjesës së parë provon Pilar me një gjuajtje nga jashtë zonës, por ka reaguar mirë portieri polak. Pjesa e dytë është thuajse njëlloj si e para, e ekuilibruar. Dhe vjen minuta e 72, kur Jiraçek depërton në zonë, i ikin mbulimit të një kundërshtari dhe mposht portierin Titon në shtyllën e dytë. Polonia i afrohet barazimit në minutën e 86 me Vasilevskin. Koha nuk premton, fitorja 1-0 vulos kualifikimin e çekëve dhe eliminimin e Polonisë.
Greqi-Rusi 1-0
GREQIA (4-2-3-1)
Mikalis Sifakis; Vasilios Torosidis, Sokratis Papastathopulos, Kyriakos Papadopulos, Giorgos Tzavellas; Konstantinos Katsouranis, Ioannis Maniatis; Dimitrios Salpingidis (Sotirios Ninis 83’), Georgios Karagounis (Grigorios Makos 67’), Georgios Samaras; Theofanis Gekas (Hoze Holebas 64’)
Tr.: Fernando Santos
RUSIA (4-3-3)
Viatçeslav Malafeev; Aleksander Anyukov (Marat Izmailov 81’), Aleksei Berezutski, Sergei Ignasheviç, Yuri Zhirkov; Roman Shirokov, Igor Denisov, Denis Glushakov (Pavel Pogrebnyak 72’); Alan Xhagoev, Aleksandr Kerzhakov (Roman Pavliuçenko 46’), Andrei Arshavin
Tr.: Dik Advokat
Gjyqtar: Jonas Erikson (Suedi)
Shënues: Karagunis 45’
Kartonë të verdhë: Karagunis 61′, Holebas 90’ / Anyukov 65’, Zhirkov 69’, Xhagoev 70’, Pogrebnyak 90’
Rep. Çeke-Poloni 1-0
REP. ÇEKE (4-2-3-1)
Petr Çeh; Theodor Gebre Selasie, Tomas Sivok, Mikal Kadlec, David Limberski; Tomas Hybshman, Jaroslav Plasil; Petr Jiraçek (Frantisek Rajtoral 84’), Daniel Kolar, Vaklav Pilar (Jan Rezek 87’); Milan Barosh (Tomas Pekhart 90’)
Tr.: Mikal Bilek
POLONIA (4-2-3-1)
Przemyslav Tyton; Lukasz Piszczek, Marcin Vasilevski, Damien Perquis, Sebastian Boenish; Dariusz Dudka, Eugen Polanski (Kamil Grosicki 56’); Jakub Blaszczykovski, Rafal Muravski (Adrian Mierzejevski 73’), Ludovik Obraniak (Paëel Brozek 73’), Robert Levandovski
Tr.: Franciszek Smuda
Gjyqtar: Kraig Tomson (Skoci)
Shënues: Jiraçek 72’
Kartonë të verdhë: Limbersky 12’, Plasil 88’, Pekhart90’ / Muravski 23’, Polanski 48, Vasilevski 61’, Blaszczykovski 87’, Perquis 90’