Përplasje mes përfaqësuesve të AK dhe deputetëve të PD-së në spitalin e Elbasanit 



Policia e Shtetit ka publikuar dje pasdite bilancin e aksidentit të Kërrabës, ku fatmirësisht nuk pati viktima. “Në autobusin me targë LB 3156 A po udhëtonin rreth 35 persona, nga të cilët në ambientet spitalore në gjendje më të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën, ndodhet shtetasi Artan Kojku”, pohon zyrtarisht policia, duke saktësuar se nga këta shtetas, 6 janë plagosur, ndërkohë që të tjerët kryesisht kanë pësuar dëmtime më të lehta, si gërvishtje etj. “Vazhdojnë të qëndrojnë në ambientet spitalore Refik Karaj, Jetmir Disha, Taulant Muça, Artan Kojku, Antonio Fraholli dhe Mit’hat Biçaku (shoferi)”, pohon policia, duke saktësuar se ky i fundit zotëron leje drejtimi të grupit D, të marrë më 12.10.1999. “Në këtë aks rrugor, në të dyja hyrjet e tij nuk ka tabela që kushtëzojnë lëvizjen e këtyre lloje mjetesh. Në vendngjarje menjëherë kanë shkuar dhe zv/drejtori i përgjithshëm i Policisë për Sigurinë Publike, si dhe drejtues e ekspertë të Drejtorisë së Policisë Rrugore. Nga strukturat e Policisë së Shtetit vazhdon puna për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. Po kryhen ekspertimet e vendngjarjes dhe mjetit, për të përcaktuar edhe shkakun e këtij aksidenti”, vijon policia.


 


Përplasja


Menjëherë pas ngjarjes, dhjetëra zyrtarë kanë mësyrë spitalin e Elbasanit, për të mësuar mbi shëndetin e të plagosurve. Në spital nuk mund të mungonte as kreu i AK, Kreshnik Spahiu. Duke folur për aksidentin e aktivistëve të kësaj partie, ka thënë se shpreson që ky aksident të mos jetë i qëllimshëm. Kjo, duke qenë se sipas Spahiut, ka marrë informata që “Range Roveri” që ka shkaktuar aksidentin e aktivistëve të Aleancës, i kishte prerë disa herë qëllimisht rrugën autobusit, deri sa ndodhi aksidenti. Spahiu tha se ky aksident duhet zbardhur dhe policia dhe të arrestojë autorin e tij, në mënyrë që ngjarja të zbardhet sa më parë. Në spital ka qenë edhe deputeti i PD-së, Rrahim Çota, i zonës së Librazhdit. Spahiu pohoi dje se Çota nuk i ka lejuar gazetarët të pyesin të aksidentuarit. Spahiu akuzoi Çotën se po krijon tension të kotë në spital, duke përzënë njerëzit. Kurse vetë Çota ka thënë se ai ka vepruar në këtë mënyrë, pasi aktivistët e Aleancës Kuq e Zi po bënin shfaqje. Ai tha se Spahiu kishte ardhur me kamera dhe po bënte shou. Duket se aksidenti ka shërbyer edhe për bërjen e politikës.


 


Të plagosurit


Refik Karaj


Jetmir Disha


Taulant Muça


Artan Kojku


Antonio Fraholli


Mit’hat Biçaku


U ekzaminuan


1. Altin Selim Alla


2. Taulant Muhamet Muça


3. Dritan Xhevahir Braxhda


4. Florian Lutfi Shkurti


5. Fatmir Xhevahir Brazhda


6. Emiljano Petrit Çota


7. Nebi Sherif Hysa


8. Pranvera Shaban Sollaku


9. Olti Xhevdet Ozuni


10. Antonio Osman Fraholli


11. Refik Zyber Karaj


12. Oltion Sabri Çela


13. Astrit Dervish Komici


14. Fatmir Mehmet Dosku


15. Jetmir Hyqmet Disha


16. Altin Xhemal Kojku


17. Ermal Hamdi Shkurti


18. Ymer Zylyftar Hoxha


19. Albina Reshit Hysa


20. Mehmet Shefki Dosku


21. Alberti Asi Stafa, ka marrë mjekimin dhe më pas është larguar


22. Mit’hat Servet Biçaku, 43 vjeç drejtuesi i mjetit


23. Syrja Kurti


24. Latif Kojku


25. Abedin Hajdar Kojku


26. Andi Behar Koxhaj


27. Dritan Petrit Allushi


28. Bledi Arif Gështenja


29. Hamit Shefki Kojku


30. Muhamet Muça


 


Patenta


Drejtuesi i mjetit, shtetasi Mitat Servet Biçaku, zotëron leje drejtimi të grupit D, të marrë më 12.10.1999


 


Kufizimi


Në këtë aks rrugor, në të dyja hyrjet e tij, nuk ka tabela që kushtëzojnë lëvizjen e këtyre lloje mjetesh