Kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri ka kujtuar respektimin e afateve për përfundimin e reformave


Kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Eugen Wollfarth, i ka rikujtuar klasës politike shqiptare se duhen mbyllur sa më shpejt puna për reformën parlamentare, atë zgjedhore, si dhe heqjen e imuniteteve.


“Deri më tani është bërë punë shumë e mirë për reformën zgjedhore nga komisioni i drejtuar nga dy bashkëkryetarët dhe nga spektri politik. Është një punë e bërë edhe në bashkëpunim me OSBE/ODIHR-in. Është e rëndësishme që të ndërmerren edhe hapat e fundit për përfundimin e reformës zgjedhore”,- theksoi Wollfarth.


Sipas tij, është shumë e rëndësishme për besueshmërinë e sistemit zgjedhor që të trajtohen dhe të ndërmerren hapat e fundit për të përfunduar reformën zgjedhore.


“Dy janë çështjet që duhet trajtohen: ajo e kompozimit të KQZ-së dhe mënyra se si duhet të trajtohen ankimimet, pas përfundimit të zgjedhjeve. Është shumë e rëndësishme të ndërmerren këto hapa të fundit për përmbylljen me sukses të reformës zgjedhore, që të kemi një kod përfundimtar të një cilësie të lartë”, deklaroi ambasadori i OSBE-së, i cili ka shprehur më tej rëndësinë e reformës në gjyqësor si dhe për heqjen e imunitetit të zyrtarëve


18 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)