Policia e Fierit ka nisur hetimet edhe për 12 banorë të tjerë të zonës
Dy persona janë arrestuar dhe 12 të tjerë janë vënë nën hetim, për derdhjen e mbi një ton ton nafte bruto në komunën Zharrës të Fierit.
Policia e Fierit ka deklaruar se Kastriot Beluli, 45 vjeç, dhe Gentjan Asllani, 38 vjeç janë ndaluar nga policia për akuzat e “Shkatërrimit të pronës me mjete të tjera dhe “Organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime të pa ligjshme”.
Sipas policisë, këta shtetas, në vendin e quajtur Depot e Firmës “Bankers” në fshatin Zharrez, në vatrën e pusit 5007, kanë hapur depot e naftës, ku kanë derdhur një sasi të konsiderueshme nafte bruto, si dhe kanë bllokuar rrugën nacionale Fier-Rroskovec.
Ndërkohë i njëjti burim ka sqaruar se: “ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale të “Organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime të pa ligjshme” për shtetasit : Shkëlqim Gremi, 47 vjeç, Neki Karafili, 49 vjeç, Bajram Karafili, 70 vjeç, Namik Deliaj, 57 vjeç, Abedin Hoxha, 48 vjeç, Elton Ruko, 30 vjeç, Haxhi Shushka, 75 vjeç, Tajar Hajdini, 61 vjeç, Aldi Baha, 28 vjeç, Fuat Kaliçi, 50 vjeç, Bledar Rama, 26 vjeç dhe Fadil Bani, 53 vjeç, të gjithë banues në Zharrës”.
Pas tre lëkundjesh tërmeti në orët e para të mëngjesit të djeshëm, banorët e fshatit Zharrës, sulmuan depozitat e naftës të kompanisë kanadeze. Ata deklaruan se lëkundjet e tokës mund të shkaktohen nga shpërthimet nëntokësore që kryen kompania kanadeze. Ndërkaq përfaqësues të “Bankers Petroleum” deklaruan dje se dëmi që i është shkaktuar kompanisë nga derdhja e depozitave të naftës llogaritet në rreth 1 milion dollarë.
18 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)