Autoritetet italiane arrestuan ditën e sotme 11 persona, mes të cilëve 8 shqiptarë, 1 maqedonas dhe 2 italianë, të cilët akuzohen për trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Hetimet lidhur me këtë rrjet të trafikimit të lëndëve narkotike kishin nisur 4 vjet më parë dhe është përbyllur me arrestimet e sotme.
Në pranga kanë rënë shtetasit shqiptarë: Shkelzen Laci, 27 vjeç; Fatos Sula 23 vjeç; Hektor Muka 29 vjeç; Florentin Kulluri 25 vjeç; Altin Ajazi 33 vjeç; Saimir Hysa 33 vjeç; Elvi Kici 20 vjeç dhe Alban Toska, 25 vjeç. Gjatë periudhës që vijonin hjetimet lidhur me kërë rrjet të sofistikuar të trafikut policia italiane kishte arritur të sekuestronte 17 kg lëndë narkotike, e cila kapte vlerën e 4 milionë eurove. Prej vitit 2008 në pranga kanë rënë 42 persona, mes të cilëve korrierë, trafikantë dhe shpërndarës droge.
18 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)