Vendimi
Në fillim të muajit qershor, krimet e rënda vendosën sekuestron ndaj pronave të tij
Që në fillim të muajit, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi konfiskimin e shtatë apartamenteve, një lokali dhe disa llogarive bankare, të cilat dyshohet se janë vënë nga trafiku i prostitucionit. Pronat rezultojnë në emër të Vasil Bajraktarit dhe të afërmve të tij, por familjarët e apeluan këtë vendim, ndërkohë që dje, gjykata i ka dhënë sërish të drejtë prokurorisë. Gjykata pohoi fillimisht se kishte identifikuar dhe konfiskuar disa apartamente dhe llogari bankare në emrin e Vasil Bajraktarit dhe të afërmve të tij. Është sekuestruar një apartament banimi 223 metra katrorë në rrugën “Komuna e Parisit”, e blerë në vitin 2007. “Konfiskohen dhe i kalojnë për llogari shtetit një apartament banimi 64 metra katrorë në rrugën ‘Abdyl Frashëri’, e blerë në vitin 2003 për shumën e 1 900 000 lekëve. Konfiskohet një apartament banimi me sipërfaqe dy dhoma e një kuzhinë në rrugën ‘Kongresi i Lushnjës’ e blerë në vitin 2000 për shumën 2 800 000 lekë. Gjithashtu, familja Bajraktari posedon një apartament banimi 147 m2, rruga “Donika Kastrioti’ e blerë në datën 11 mars 2003 për shumën 3 000 000 lekë”, thuhet në vendimin e gjykatës, duke vijuar se konfiskohet edhe një sipërfaqe prej 10 metra katrorësh në rrugën ‘Gjin Bue Shpata’. “Gjykata vendos konfiskimin e lokalit me sipërfaqe ndërtimore 452 m2 dhe sipërfaqe oborri 298 m2, funksional i lokalit, sipërfaqe totale trualli 750 m2, ndodhur në rrugën ‘Ferit Xhajko’, pranë uzinës “Dinamo”, Tiranë, blerë në datë 13 qershor 2001 për shumën 22 150 000 lekë. Konfiskohet edhe një apartament banimi një dhomë e një kuzhinë dhe ambiente ndihmëse me sipërfaqe prej 75.2 m2 dhe trualli rruga ‘Komuna e Parisit’, blerë në datë 10 dhjetor 2002 për shumën 1 900 000 lekë. Gjithashtu, i kalojnë shtetit edhe dy apartamente banimi 88 dhe 64 metra katrorë në zonën e plazhit në Durrës”, thuhet në vendimin e gjykatës, e cila pohon se krahas pasurive të lartpërmendura janë konfiskuar edhe disa automjete. Dy autovetura të markës “Benz” janë konfiskuar, ndërsa të njëjtin fat ka pasur edhe një autobus.
Pasuria e Shpëtim Kadanës
Një hektar truall në afërsi të mbikalimit të Kasharit, rrugës për në Rinas
Një superndërtesë, e papërfunduar, e projektuar për hotel, mbi këtë truall
Një vilë trekatëshe në Kamzë të Tiranës
Një ndërtesë trekatëshe tek Unaza e Re, ku zhvillohet një aktivitet privat, lokal
Disa llogari bankare
Disa automjete amerikane dhe motorë
Pasuria e Vasil Bajraktarit
Apartament banimi 223.5 m2, rruga “Komuna e Parisit”, blerë në datën 06/07/2007
Apartament banimi 64 m2, rruga “Avdyl Frashëri”, blerë në datën 02/06/2003, për shumën 1 900 000 lekë
Apartament banimi me sipërfaqe dy dhoma e një kuzhinë, rruga “Kongresi i Lushnjës”, blerë në datë 24/11/2000
Apartament banimi me sipërfaqe 147 m2, rruga “Donika Kastrioti”, blerë në datë 11/03/2003
Sipërfaqe prej 9.99 m2, rruga “Gjin Bue Shpata”, blerë në datë 16/11/2000
Lokal me sipërfaqe ndërtimore 452 m2 dhe sipërfaqe oborri 298 m2, sipërfaqe totale trualli 750 m2, ndodhur në rrugën “Ferit Xhajko”, blerë në datë 13/06/2001 për shumën 22 150 000 lekë
Apartament banimi një dhomë e një kuzhinë dhe ambiente ndihmëse me sipërfaqe prej 75.2 m2 dhe trualli që i takon 5.8 m2, rruga “Komuna e Parisit”, blerë në datë 10/12/2002
Apartament banimi 88 m2, lagjja e plazhit, Durrës, blerë në datën 27/07/2005
Apartament banimi 64 m2, lagjja e plazhit, Durrës, blerë në datën 08/09/2005
Disa automjete luksoze
Disa llogari bankare