Reagimi


Gjykata ka dënuar deputetin e PS-së, Saimir Tahiri, me 5 milionë lekë gjobë, duke e humbur betejën në shkallën e parë me dy fëmijët e Kryeministrit, Argita dhe Shkëlzen Berisha. Pas 13 seancash shqyrtimi gjyqësor gjyqtari Ilir Çeliku pranoi pjesërisht padinë e shkaktimit të dëmit nga dy fëmijët e Kryeministrit duke e gjobitur deputetin Tahiri me 5 milionë lekë në total, ku secili prej paditësve duhet të marrë nga deputeti 2,5 milionë lekë. Ishte një vendim thuajse jo surprizë, për sa kohë procesi ishte i montuar politikisht deri në atë pikë, nuk linte shpresë të besoje se mund të kishte ndonjë vendim të drejtë, të paanshëm. Kam frikë që nuk foli drejtësia në këtë rast, folën fëmijët e Kryeministrit me gojën e gjyqtarit, siç kam frikë se ky gjyqtar dëshmoi edhe njëherë si drejtësia mund të jetë e sëmurë deri në pikën që të instrumentalizohet dhe t’i nënshtrohet pushtetit politik”, tha Tahiri. Ndaj këtij vendimi ka reaguar dhe kreu i PS-së, Edi Rama. “Gjobë 50 milionë nga një gjykatë e cila refuzon prova dhe dëshmitarë e vetëm shfryn dufin e Babit që do që t’i mbyllë gojën opozitës me gjobë. Deputeti Saimir Tahiri kishte edhe provat edhe dëshmitarët, por Babi kishte gjykatësin qorr e shurdh me emrin Çelik që refuzoi prova e dëshmi”,- shkruan Rama në faqen e tij personale në “Twitter”.