Procedura
Anëtarët e rinj betohen pas miratimit në Kuvend
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, u hapi dje rrugë ndryshimeve në qeverinë e vendit, duke dekretuar propozimet e bëra nga Kryeministri Berisha për ndryshimin e katër ministrave në kabinetin e tij. Paraditen e djeshme, kreu i shtetit vendosi të dekretojë emërimin e Edmond Haxhinastos si ministri i ri i Ekonomisë dhe Energjetikës në vend, emërimin e Edmond Panaritit si ministër i Jashtëm, atë të Vangjel Tavos si ministër i Shëndetësisë dhe miratimin e Flamur Nokës si ministër i Brendshëm i vendit. Kalimi i kësaj faze ligjore, i hap rrugën votimit të katër ministrave të rinj në Kuvend dhe më pas betimit të tyre pranë Presidentit Topi si ministra të rinj të vendit. Lëvizjet e fundit në kabinet të motivuara nga vakanca e krijuar nga Bujar Nishani dhe nga nevoja e LSI-së për të ndryshuar ministrat e saj, bënë që jashtë kabinetit të mbeten dy ministra, që janë Petrit Vasili, i cili aktualisht mban postin e ministrit të Shëndetësisë, dhe Nasip Naço, i cili është ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës. Kreu i qeverisë Berisha nuk pritet të bëjë ndryshime të tjera në kabinetin e tij qeveritar, duke preferuar t’i mbyllë shumë shpejt vakancat në qeverinë e tij. Këto pritet të jenë edhe ndryshimet e fundit në qeveri, nisur nga fakti se vendin e ndan vetëm një vit nga zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, të cilat kërkojnë stabilitet për t’u zhvilluar për sa i përket qeverisjes.
PD
Vendimi i Kryeministri Berisha për të mos bërë ndryshime në qeverinë e tij, duket se ka rritur nervozitetin në radhët e PD-së. Një pjesë e mirë e deputetëve të PD-së prisnin një riformatim të kabinetit, nisur nga fakti se gjatë tre viteve të fundit kjo gjë nuk ka ndodhur