Ceremonia e betimit u zhvillua paraditen e sotme në ambientet e Presidencës


Betohen në Presidencë ministrat e rinj të qeverisë Berisha. Pas miratimit në Parlament të ndryshimeve të emrave në kabinetin qeveritar, sot është bërë betimi përpara Presidentit Bamir Topi. Edmond Haxhinasto, që sot mund të ulet në postin e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Panariti, si Ministër i Punëve të Jashtme, Flamur Noka, si Ministër i Brendshëm dhe Vangjel Tavo, si Ministër i Shëndetësisë. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, leximit të dekreteve të emërimit dhe formulës së betimit nga Sekretari i Përgjithshëm i Institucionit të Presidentit, zoti Aleksandër Flloko, ministrat e rinj të qeverisë, me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, bënë betimin përpara Presidentit të Republikës, Bamir Topi, i cili u dorëzoi dekretet e emërimit dhe u uroi suksese në përmbushjen e detyrave të tyre të rëndësishme.


3 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)