Përfitimet


Spanja do të përfitojë automatikisht 23 milionë euro se bëri të sajin titullin Kampion të Europës në Ukrainë dhe Poloni. Kjo shifër erdhi pas ecurisë me 4 fitore dhe 2 barazime që iberikët patën në Euro 2012, duke mos arritur të fitonin vetëm ndeshjen në grup ndaj Italisë dhe gjysmëfinalen ndaj Portugalisë që u vendos pas gjuajtjeve të penalltive. Edhe në vitin 2008, kur sërish fituan Kampionatin Europian, spanjollët fituan po kaq para, pra 23 milionë euro. Në atë turne, “Furitë e Kuqe” fituan 5 ndeshje dhe barazuan vetëm njërën, atë ndaj Italisë në çerekfinale, ku u kualifikuan po ashtu me 11 metërsha. Në Euro 2012 ka pasur një rritje të lehtë të shpërblimeve nga ana e UEFA-s dhe kjo rritje ka baraspeshuar rënien e lehtë të rezultateve të Spanjës në krahasim me 4 vjet më parë.