Itali
Interi është i përfshirë në merkaton e lojtarëve. Maikon është shumë pranë largimit nga Inter dhe transferimit tek Çelsi. Blutë e Londrës kanë ofruar 8 milionë euro për mbrojtësin brazilian që luan në krahun e djathtë dhe marrëveshja është shumë pranë arritjes. Lajmi është bërë i ditur dje nga portali i njohur italian “Sportmediaset.it”. Në “Stamford Bridge” Maikon do të duhet të zërë vendin e Zhoze Bosinguas, i cili do të largohet pasi i përfundon kontrata. Për zëvendësimin e njërit prej lojtarëve më të mirë në vitet e fundit që ka pasur Interi, klubi zikaltër po mendon për francezin Debushy të Lilës ose Sisokho të Lionit. Edhe Dejan Stankoviç është me valixhet në duar dhe ashtu si Maikon, serbi do të luajë në Angli. Mesfushori nuk hyn në planet e Stramaçionit dhe mendohet se e ardhmja e tij është Uest Hemi në Premier Leaguen angleze.