Tour de France
Gjermani fitoi etapën e pestë, duke mundur Goss dhe Haedo Kançelara ruan fanellën e verdhë
Andre “Gorilla” Greipel (Lotto Belisol) ka realizuar dopjetën, duke fituar edhe etapën e 5-të të Tour de France. Në linjën e tretë të malores së lehtë të Sain Quentin, sprintieri gjerman ka mundur Matju Gos dhe Huan Hoze Haedo. I pesti u rendit Kavendish. Kjo etapë ka përjetuar një arratisje të gjatë të Urtasun, Gyselink, Simon e Ladagnous, të nisur në kilometrin 0 dhe në 30 metrat finale, kur kishin krijuar iluzionin se do të mund të ishin ata fituesit. Sërish një rrëzim i frikshëm në krye të grupit, kur kishin mbetur edhe dy kilometra deri në finish, përfundoi në asfalt edhe Peter Sagan, por sllovaku është ringritur thuajse menjëherë dhe ka prerë në mënyrë të rregullt finishin. Ishte një sprint shumë i vështirë: një nga më të vështirët e karrierës sime, ka thënë Grajpel, menjëherë pas triumfit. Janë shumë i lumtur për fitoren e dytë radhazi”. Ndërsa Peter Sagan u ngjit në pod me bluzën jeshile: “Për fat nuk kam pasur probleme fizike”, tha ai. Kam vetëm pak dhembje në krah dhe në fund të shpinës. Është e vërtetë: rrëzimet janë pjesë e zanatit tonë; por është e dyta ditë radhazi që ato vendosin sprintin final”. Etapa e gjashtë e Tour de France është një tjetër mundësi për sprintierët e grupit. Rruga e Epernay-Metz prej 207.5 km paraqet në fakt një malore të madhe të kategorisë së 4-t, vend i cili ndodhet më shumë se 60 km nga finishi. Pjesa tjetër e etapës është e gjitha e sheshtë, të ndonjë kodre të vogël që nuk ka pjerrësi të madhe. Mark Kavendish është gjithnjë mbreti i sprinteve, edhe pse dje nuk mundi të bënte paraqitjen e duhur. Por gjermani Andre Grajpel ka demonstruar një formë të shkëlqyer dhe konditën për fitoren edhe sot, duke kërkuar të bëjë “tris”. Alesandro Petaki, Tom Veelers e Matju Goss janë “outsider”-at me Sllovakun Peter Sagan në rolin e “plangprishësit” në kërkim të pikëve të nevojshme për bluzën jeshile. Në fund Hutaroviç e Haedo mund të tentojnë të bëjnë surprizën gjatë garës.
Etapa V
DJE
Çiklistët Kohët
1. Andre Grajpel (GER) 4:41:30
2. Matju Gos (AUS) 4:41:30
3. Huan Hoze Haedo (ARG) 4:41:30
4. Samuel Dumoulin (FRA) 4:41:30
5. Mark Kavendish (IOM) 4:41:30
6. Tom Veelers (NED) 4:41:30
7. Oskar Freire (ESP) 4:41:30
8. Alesandro Petaki (ITA) 4:41:30
9. Sebastien Hinault (FRA) 4:41:30
10. Johan Zhene (FRA) 4:41:30
Klasifikimi i përgjithshëm
Çiklistët Kohët
1. Fabian Kançelara 24h45’32”
2. Bredli Uigins 07”
3. Silvein Çavanel 07”
4. Tejay van Garderen 10”
5. Edvald B. Hagen 11”
6. Denis Mençov 13”
7. Kadel Evans 17”
8. Vinçenco Nibali 18”
9. Rider Hesjedal 18”
10. Andreas Klëden 19”
11. Bauke Molema 21”
12. Maxime Monfort 22”
13. Janez Brajkoviç 22”
14. Rein Taaramae 22”
15. Peter Sagan 23”