Futbollisti me origjinë kosovare pritet të lërë ekipin e Firences për një kontratë prej 10 milionë eurosh
“Nuk jam mercenar, kush më konsideron të tillë nuk e ka kuptuar se si jam në të vërtetë”.
Kështu është shprehur futbollisti e origjinë kosovare Valon Behrami, i cili sezonin e ardhshëm pritet të luajë me skuadrën e Napolit, nëse nënshkruan kontratën prej rreth 10 milionë eurosh.
“Sido që të shkoj, përzemërsinë që më ka shoqëruar tek Firence nuk e kam gjetur asgjëkundi gjatë gjithë jetës sime”, ka vijuar qendërsulmuesi me origjinë kosovare.
13 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)
“Nuk jam mercenar, kush më konsideron të tillë nuk e ka kuptuar se si jam në të vërtetë”.