Kryeministri Sali Berisha akuzoi Partinë Socialiste se, po përpiqet që të damkosë një institucion të respektuar si Ministria e Mbrojtjes me akuzat e saj të paqena për trafik armësh nga vendi ynë.
“Nuk ekziston asnjë fishek i trafikuar nga Shqipëria siç pretendohet nga opozita. Ata shpifin për trafikun e armeve. Të gjitha procedurat për eksportin janë transparente”, tha Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët.
Kreu i qeverisë ndër të tjera theksoi se, ndër ngjarjet e rëndësishme të ndodhura janë miratimi i Reformës Zgjedhore, ashtu sikurse edhe rritja e rrogave dhe pensioneve.
Po ashtu Berisha kujtoi se në këtë 100-vjetor të pavarësisë duhet të bëhet analiza e historisë së vendit dhe se i qëndron mendimit se ajo duhet rishikuar pasi, theksoi kryeministri ‘kemi ardhur në këtë 100-vjetor si një komb me histori të falsifikuar’.
14 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)