Turi i Francës


Kampioni i botës triumfon në Paris për të katërtën herë në karrierë 


Ulet sipari i edicionit nr. 99 të Turit të Francës: u ul me homazhin e duhur për fituesin, Bredli Uigins (Turi ishte “projektuar” për të, por ai e ka stërmerituar fitoren) dhe me suksesin e katërt në karrierë në Paris të një Kavendishi të mrekullueshëm, që demonstroi edhe një herë tjetër se është sprintieri më i mirë në botë. Siç e do tradita, etapa e fundit e Turit të Francës nuk është tjetër veçse një pasarelë me ritëm të shpejtë për të nderuar fituesin. Këtë vit, si kurrë më parë deri tani në historinë e Grande Boucle, nuk kishte ndodhur, që fituesi të ishte me kombësi britanike. Bredli Uigins, 32 vjeç, anglez, e ngjiti Britaninë e Madhe në podin e Turit për herë të parë në edicionin e 99. Është “ëndrra e një karriere”, kështu e ka përkufizuar ai, i cili prej dy vitesh ndjek këtë rezultat dhe që kurrë si në këtë sezon nuk e kishte përgatitur Turin kaq mirë falë sukseseve në Paris-Nicë, Romandia dhe në Delfinato. Pas Uigins, ka lavdi për “britanikun nga Nairobi” Kris Froome, që kompleton me shokun e skuadrës Team Sky, një dopjetë e mrekullueshme britanike në podin parisien. Feston edhe Italia, falë vendit të tretë të Vinçenzo Nibalit. Por nuk janë vetëm tre të parët në klasifikim. Në Paris, nën Harkun e Triumfit, buzëqeshin dhe festojnë edhe liderët e klasifikimeve të tjera. Bluza jeshile shkon për Peter Sagan, tri etapa të fituara prej tij, ndërsa ajo e bardhë, që vlerëson çiklistin më të ri, shkon për Tejay Van Garderen, që filloi si “ushtar” i Kadel Evans dhe që më pas shfaqet më i mirë se gjenerali i Bmc-së, duke zënë vendin e pestë. Një fanellë shkoi edhe për heroin e Francës, Tomas Voeckler, dy fitore dhe shumë spektakël në Pirenei, për atë që konsiderohet nga francezët si pasardhësi i Riçard Virenk. Etapa e fundit ishte 120 kilometra. 70 kilometrat e para ishin si shëtitje e së dielës, por, pas përshëndetjes së tifozëve të shumtë, filloi edhe lufta për fitimin e garës në parkun “Elise”. Në 30 kilometrat e fundit u shkëputën 11 çiklistë, por në fund mbyllja është më e natyrshme: fitoi Mark Kavendish, i jashtëzakonshëm, që në kilometrin e fundit mposhti edhe bluzën e verdhë Uigins dhe la pas edhe Peter Sagan e Haedo. Më pas, nisi festa e çmendur e skuadrës Sky, që dominoi Turin.


 


Klasifikimi i individual


1. UIGINS 87h34’47”    00”


2. FROOME 87h38’08”    3’21”


3. NIBALI 87h41’06”    6’19”


4. VAN DEN BROK    87h45’02”    10’15”


5. VAN GARDEREN    87h45’51”    11’04”


6. ZUBELDIA   87h50’28”    15’41”


7. EVANS  87h50’36”    15’49”


8. ROLAND 87h51’13”    16’26”


9. BRAJKOVIÇ  87h51’20”    16’33”


10. PINOT 87h52’04”    17’17”


 


Klasifikimi ekipor


1. RADIOSHAK  263h12’01”   00”


2. SKY    263h17’55”   5’54”


3. BMC RACING 263h48’37”   36’36”


4. ASTANA PRO 263h55’36”   43’35”


5. LIQUIGAS   264h16’59”   1h04’58”


6. MOVISTAR   264h20’20”   1h08’19”


7. EUROPCAR   264h20’55”   1h08’54”


8. KATUSHA    264h24’50”   1h12’49”


9. FDJ-BIGMAT 264h31’29”   1h19’28”


10. AG2R  264h53’19”   1h41’18”