Zëdhënësi për shtyp i kandidatit republikan për në Shtëpinë e Bardhë, Rick Gorka, “shpërthen” me fjalët: “ik pirdhu”
Vijon mes gafash dhe polemikash udhëtimi i Mitt Romney. Zëdhënësi për shtyp i kandidatit republikan për në Shtëpinë e Bardhë, Rick Gorka, u është drejtuar në mënyrë agresive gazetarëve në Varshavë, gjatë një vizite të Romney në varrin e ushtarit të panjohur. Gazetarët amerikanë që kanë ndjekur Romney gjatë gjithë udhëtimit, kanë vijuar ti bëjnë pyetje për gafat që kanë karakterizuar vizitat në Londër dhe Jerusalem, derisa Gorka është përgjigjur: “Ik pirdhu, ky është një vend i shenjtë për polakët, tregoni pak respekt”. Gorka më pas ka kërkuar ndjesë për reagimin e tij. Në Londër, Romney u kritikua për nga kryeministri David Cameron, kryebashkiaku i Londrës, Boris Johnson dhe nga shtypi britanik dhe amerikan për dyshimet e tij në lidhje me organizimi e Lojërave Olimpike. Ndërsa në Jerusalem, palestinezët e kanë kundërshtuar ashpër për shkak të deklaratave “raciste” mbi diferencimet ekonomike me izraelitët, që mund të kenë ardhur nga shkaqe kulturore. Romney ka ngjallur polemika për përkufizimin e tij për Jerusalemin që e ka cilësuar “kryeqytet të Izraelit”.
31 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)