Foto ilustruese


Dy persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Fushë-Milot – Kukës. Makina me targa gjermane ku udhëtonte familja kosovare Sele ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë jashtë rrugës duke u përplasur.


Nga kjo përplasje kanë gjetur vdekjen e menjëhershme çifti i bashkëshortëve Tafil dhe Feride Sele ndërsa është plagosur djali i tyre, Fatjoni i cili është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme shëndetësore.


Ndërkohë, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet lidhur me aksidentin, por paraprakisht mendohet se shkak i këtij aksidenti të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara të qarkullimit rrugor.


1 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)