Marrëveshja e re e ujërave pritet që të publikohet brenda dy muajve



Kryeministri shqiptar dhe ai grek kanë rënë dakord për riaktivizimin e marrëveshjes se detit. Burime të sigurta të “Top Channel” pranë Ministrisë së Jashtme greke thanë se aktivizimi i marrëveshjes së vitit 2009, tashmë është në fazën finale dhe më shumë gjasa pritet të publikohet brenda një afati një ose dymujor. Për këtë është dashur ndërhyrja e Andonis Samaras, i cili e ka diskutuar këtë vetë me zotin Berisha gjatë takimeve ose bisedave të shpeshta telefonike të kohëve të fundit midis tyre. Berisha i ka premtuar homologut te tij grek se do ta përfundojs marrsveshjen ns njs afat ts afsrt, megjiths presionin tepsr ts madh, qs sipas tij i sshts ushtruar mazhorancss qeverissse ns Shqipsri, prej forcave ekstremiste, siç konsiderohet Aleanca Kuq e Zi dhe një pjess e Partisë Socialiste. Synimi është përfundimi dhe votimi i marrëveshjes përpara festimeve të 100-vjetorit të pavarësisë dhe reagimeve të mundshme të opinionit shqiptar. Sipas të njëjtave burime, ndonëse e ndryshuar në pak terma, marrëveshja nuk prek thelbin e paktit të mëparshëm, që siç dihet, u rrëzua prej Gjykatës Kushtetuese. Greqia pritet të “lëshojë pe” në përcaktimin e gjireve detare, përllogaritja e të cilave ishte në disfavor të palës shqiptare. “Top Channel” ka mësuar se rinegocimi është bërë në nivel tepër të lartë në Ministritë e Jashtme përkatesë, por jo me praninë e ekspertëve të mirëfilltë të fushës, çka lë të dyshohet se përsëri kjo marrëveshje është në disfavor të palës shqiptare. Për arsye që ende nuk dihen, pala shqiptare ka lënë jashtë negociatave stafin e ambasadës sonë në Athinë, për kundër Greqisë, ambasada e cilës që prej një viti ka ushtruar presion ne radhët e politikës shqiptare. Burimet thonë se ‘marrëveshja e detit numer dy’, do të ndryshohet në interpretimin e disa termave, ndërsa në harten në terren, nuk preken të dhëna thelbësore të saj, duke i lënë sërish Greqisë një sipërfaqe diçka më shumë se 200-250 kilometra katrorë në veri të ishujve Othons, pikërisht në zonën perballë Himarës e deri në afërsi me Karaburunin. Kjo zonë konsiderohet si tepër e rëndësishme në marrëvëshjen e re, pasi aprovimi i saj në këto koordinata, i jep Greqisë përparësi në nxjerrjen e hidrokarbureve pikërisht në atë zonë, që sipas eksperteve, ndodhen të fshehura sasi të mëdha nafte dhe gazi. Rezervat në fjalë vlerësohen si lehtësisht e përpunueshme, por jo vetëm kaq, Me këtë ujdi, Athina zyrtare bëhet palë e trete në ndarjen e detit me Italinë dhe i lejon asaj të r’i negociojë me Romën zyrtare, rindarjen e kufirit të saj detar edhe pse dy vendet kanë ndarë kufijtë që në vitin 1976. Ujdia shihet si tepër e rëndësishme edhe për faktin se Greqisë i duhet një e tillë, në kuadër të përcaktimit të zonës së saj ekskluzive ekonomike me vendet që e kufizojnë atë, siç janë Egjipti, Turqia, Libia, Izraeli dhe pa dyshim në negociatat e saj me armikun e madh të saj, Turqinë. Në kuadër se këtyre zhvillimeve, nuk ka qenë pasive as administrata amerikane, eksponentë të lartë të së cilës, kanë këshilluar Greqinë të mos vijojë në përcaktimin e kufijve detarë, pa negociuar më parë me fqinjët.


 


Kërkesa


AK: Zyrë konsullore në Çamëri


Aleanca Kuq e Zi kërkoi hapjen e një konsullate shqiptare në Çamëri. Kjo kërkesë u parashtrua gjatë protestës së zhvilluar nga aktivistët e saj para ministrisë së Punëve të Jashtme. Në emër të Aleancës, Sekretarja për Çështjet e Integrimit, Margarita Kola tha se kjo kërkesë bëhej në kuadër të parimit të reciprocitetit në marrëdhëniet me fqinjët tanë. Ajo përmendi zyrat konsullore greke në Korçë e Gjirokastër dhe ato italiane në Shkodër e Vlorë.


Sipas AK-së, “një zyrë konsullore në Çamëri do t’i shërbente përmirësimit të shërbimit tonë juridiko-konsullor atje në dobi të qytetarëve shqiptarë dhe grekë do të shpejtonte dhe do të ngrinte cilësisht shërbimet civile e administrative”. Në fund të fjalës së saj, Kola tha se që nga shkëputja me regjimin komunist asnjë qeveri nuk kërkoi hapjen e një zyre konsullate për të mbrojtur të drejtat e Çamëve.