Pas apelit të mazhorancës për të votuar më 6 gusht ndryshimet kushtetuese për heqjen e imunitetit, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “Twitter”. Ai ka ripërsëritur qëndrimin e PS-së lidhur me heqjen e imunitetit duke theksuar se duhet në fillim debati për ndryshimet kushtetuese, e më pas mund të shkohet në votim. “Duan konsensus të opozitës duke sharë e shpifur për opozitën!Opozita do debat për të gjithë ndryshimet e propozuara kushtetuese. Pastaj vota!” shkruan Rama në profilin e tij në Twitter.


2 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)