Moska kërkon zëvendësimin sa më shpejt të Annan. Tre anije ruse drejt bazës së Tartus


Sipas zëvendësministrit të jashtëm rus, Ghennadi Gatilov, dorëheqja e Kofi Annan, të ftuarit special të OKBS-së dhe Legës Arabe për Sirinë, i hap rrugën një zgjidhjeje ushtarake.


Gatilov shkruan në Twitter se Annan: “është një negociator ndërkombëtar i ndryshëm, por disa donin ta nxirrnin nga loja për të bërë të mundur një aksioni ushtarak. Tashmë është e qartë. Nga ana tjetër Moska pretendon se është e nevojshme “të gjendet urgjentisht një kandidat për të pasuar Annan”: shkruhet në adresën e ministrisë së jashtme ruse, që shpreh keqardhjen për vendimi e djeshëm të Kofi Annan për të lënë detyrën. Ndërkohë, tre anije lufte të flotës së Veriut do të mbërrijnë në fund të javës ose në fillim të tjetrës, në portin sirian të Tartus, ku Moska ka një bazë ushtarake. Vizita do të zgjasë disa ditë për furnizime dhe mirëmbajtje të mundshme, më pas anijet do të kthehen drejt Bosforit për t’u kthyer në Novorossisk.


Deri më tani Moska ka mohuar se anijet e saj transportojnë armë dhe se manovrat në Mesdhe lidhen me konfliktin në Siri, kur dihet botërisht se Kremlini mbështet qeverinë e Assad. Sipas disa ekspertëve ushtarakë rus, Moska po përgatitet për një evakuim të mundshëm të personelit të bazës në rast përshkallëzimi të ngjarjeve. Në bordin e çdo anijeje ndodhen 120 ‘marinsa’. Një burim diplomatiko-ushtarak rus, i cituar nga agjencia Interfax, ka nënvizuar se humbja e mundshme e bazës logjistike të Tartus do të kishte një impakt negativ mbi planin strategjiko-ushtarak në këtë rajon kyç, duke përgjysmuar prezencën e anijeve luftarake ruse në Atlantikun qendror dhe jugor, në Mesdhe, në Gjirin Persik dhe Oqeanin Indian.


3 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)