Rebecca Soni ka thyer rekordin botëror, për herë të dytë në 24 orë, duke fituar garën e stilit 200 metra bretkosë, që i jep amerikanes medaljen e artë në Londër 2012. Notarja amerikane ka dominuar qartësisht ndaj rivaleve të saj, që në xhiron e parë, duke kronometruar kohën 2 minuta e 19.59 sekonda. Përfaqësimi fantastik i Sonit, që përmirëson me 0.41 rekordin e mëparshëm me 2 minuta e 20 sekonda, kohë që vetë Rebecca Soni e kishte vendosur në më pak se 24 orë në gjysmëfinalen e garat e stilit 200 metra bretkosë.


Për japonezen, Satomi Suzuki, ka qenë e pamundur ta rivalizojë Rebecca Sonin, por ka mundur të lërë pas rusen Iulia Efimova, duke marr medaljen e argjendtë.


3 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)