Juventus po fiton miliona nga shitjet e lojtarëve, të cilët asnjëherë nuk kanë shkëlqyer me bardhezinjtë. Nëse drejtori Bepe Marota do të arrijë të gjejë një destinacion për të gjithë lojtarët e lënë jashtë projektit të trajnerit, atëherë do të krijohet një thesar që mund të bëjë diferencën në merkato, në krahasim me ekipet e tjera italiane. 7.5 milionë euro kanë ardhur nga shitja e Elias te skuadra gjermane Verder Bremen, ndërsa e njëjta shifër u arkëtua nga transferimi i serbit Krasiç te Fenerbahçe. Por Juventusi po finalizon një tjetër akord për të dërguar Felipe Melon në Stamboll, këtë herë te skuadra e Gallatasarajit, në një shitje përfundimtare dhe jo në huazim.