Reagime të ndryshme pas intervistës së Kryeministrit italian në median gjermane
Nuk ka mbetur shumë mundësi, për të arritur që politikanët gjermanë të jenë të një mendjeje, kur bëhet fjalë për euron. Shumicës së tyre u interesojnë synimet e veta politike, kur flasin për euron. Kryeministri italian Mario Monti ia doli mbanë. Me një citat të vetëm ai nxiti shqetësimin e të gjitha kampeve politike, për të mbrojtur plot fjalë sulmin mbi të drejtat e tyre parlamentare. Në një intervistë në revistën politike informative gjermane “Spiegel” ish-Komisari i BE-së tha: “Nëse qeveritë varen krejtësisht nga vendimet e parlamenteve, pa pasur hapësirën e tyre të veprimit, atëherë shpërbërja e Europës do të jetë shumë më e mundshme se sa integrimi.” Në kohën e krizës së euros nuk duhet shumë për të shkaktuar histeri. Kristiandemokrati Michael Meister i tha gazetës së Berlinit “Tagesspiegel”: “Në Europë ne nuk kemi nevojë për më pak, por për më shumë demokraci.” Socialdemokrati Joachim Poß theksoi për “Rheinischen Post” se: Në Itali, me sa duket, mënyra se si është parë parlamenti ka vuajtur nga vitet e Berluskonit.” Vetë qeveria gjermane u distancua qartë. “Mendimi i Kancelares federale është se në Gjermani ka pasur eksperienca të mira me masën e duhur të pjesëmarrjes së parlamentit,” tha zëvendësi i zëdhënësit të qeverisë Georg Streiter, duke përmendur vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese gjermane, për rritjen edhe më shumë të kësaj pjesëmarrjeje. Ministri i Jashtëm Guido Westerwelle plotësoi: “Kontrolli parlamentar i politikës europiane është i padiskutueshëm.” Monti e pati lëshuar fjalinë në lidhje me paralajmërimet për shpërbërjen e Bashkimit Europian. “Tensionet që kanë shoqëruar vitet e fundit zonën e euros, tregojnë për shenjat e një shpërbërjeje psikologjike të Europës”, tha Monti. Me shqetësimin e tij për kthimin e Europës sërish në shtete të ndara, Monti nuk është i vetëm, edhe politikanë gjermanë janë shprehur kohët e fundit për këtë. Edhe politikanë gjermanë kanë kontribuar për ashpërsimin e tonit në Europë. Si për shembull sekretari i përgjithshëm i Partisë Kristian Sociale CSU, Alexander Dobrindt, me replikën jo diplomatike: “Lakmia për paratë e taksapaguesve gjermanë e kanë çuar Montin në preferenca jodemokratike.” Më parë ministri bavarez i Financave Markus Söde pati kërkuar nxjerrjen e Greqisë nga zona e euros. Ai pasoi thëniet e ministrit bavarez të Ekonomisë Martin Zeil nga Partia e Demokratëve Liberalë (FDP): “Kush nuk është në gjendje të përmbushë kushtet e vendosura, duhet të largohet nga zona e euros.” Fakti që tone të tilla të ashpra kundër vendeve europiane në krizë vijnë nga Bavaria, ka të bëjë me politikën e brendshme atje. Gjatë zgjedhjeve të landit, një vit më parë, Partia Kristian Sociale CSU u rrezikua për herë të parë në gjysmëshekullin e fundit të humbiste pushtetin, kurse liberalët FDP, të futeshin në parlament. Të dy partitë shihen të rrezikuara nga Zgjedhësit e Lirë, të cilët u futën për herë të parë në Parlamentin e landit, katër vjet më parë dhe me kursin e theksuar euroskeptik duket se kanë dalë për gjuetinë e votave. Rreziku për partitë në pushtet në Bavari nuk ka ardhur kurrë nga e majta, por nga e djathta dhe nga kampi liberal-konservator. Partia e Kristianëve Socialë i ka shpëtuar këtij rreziku, duke iu afruar sfiduesve me politikën e tyre. Në këtë mënyrë, arriti CSU të fitonte në vitet pesëdhjetë kundër Partisë Fshatare, parti separatiste-liberale dhe në vitet gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë të pengonte futjen në parlamentin e landit të nacionaldemokratëve ekstremistë të djathtë dhe republikanëve.
Kryeministri italian Mario Monti ia doli mbanë. Me një citat të vetëm ai nxiti shqetësimin e të gjitha kampeve politike, për të mbrojtur plot fjalë sulmin mbi të drejtat e tyre parlamentare. Në një intervistë në revistën politike informative gjermane “Spiegel” ish-Komisari i BE-së tha: “Nëse qeveritë varen krejtësisht nga vendimet e parlamenteve, pa pasur hapësirën e veprimit, atëherë shpërbërja e Europës do të jetë shumë më e mundshme se sa integrimi”