Kryesocialisti Edi Rama e ka cilësuar situatën e rendit në vend si më të keqen që prej vitit 1997. Reagimi i Ramës në rrjetin social Twitter ka ardhur pas ngjarjes së djeshme në Tiranë, ku një 37-vjeçare u vra me thikë në sy të fëmijëve për tu grabitur.


“Shqipëria nuk qeveriset, krimi bën ç’të dojë, teksa qeveria merret me grabitjen e vendit e Kryeministri të vetmen punë ka të shajë e shpifë për opozitën!”, shkruan Rama në Twitter.


Kreu i opozitës shprehet më tej se vendit i duhet një rilindje.


“Kurrë më keq se sot s’ka qenë gjendja e rendit publik në Shqipëri prej 97-ës! Kurrë më shumë s’ka pasur korrupsion e krim. Duhet Rilindje!”, shkruan Rama.


8 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)