Një 16-vjeçare nga Tepelena është mbytur në ujërat e lumit Vjosë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, teksa adoleshentja ishte futur në lum për tu freskuar. Viktima me inicialet S.Sh. kishte shkuar për pushime tek gjyshërit në fshatin Shehaj, ndërsa sot kishin shkuar me familjen e xhaxhait për plazh në brigjet e lumit Vjosë. Vajza është marrë nga rrjedha e lumit për rreth 2 km, ndërkohë që çdo tentativë e të afërmve për ta shpëtuar ka rezultuar e kot. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka kryer hetimet e rastit.


8 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)