Shirat e rrëmbyeshëm që kanë përfshirë këtë javë Manilan ka prekur mbi 2 milionë persona dhe kanë shkaktuar 60 të vdekur, njoftuar forcat e shpëtimit. Ky bilanc e çon në 113 numrin total të viktimave të motit të keq që ka përfshirë Filipinet që prej fillimit të gushtit. Lajmin e ka bërë të ditur të premten agjencia qeveritare që menaxhon emergjencat e shkaktuara nga katastrofat natyrore.


Përmbytjet kanë paralizuar pjesë të rëndësishme të kryeqytetit, duke detyruar dhjetëra mijëra banorë të braktisin shtëpitë e tyre, si dhe të mbyllin shkollat e zyrat.  Autoritetet deklarojnë se gjysma e Manilës është prekur nga përmbytjet, me ujin që ka kaluar mesin e trupit të njeriut dhe në disa raste ka arritur deri në nivelin e mjekrës.


Qyteti i Manilas është dëmtuar edhe më herët gjatë vitit nga fenomenet natyrore. Mbi 50 persona humbën jetën pasi tajfuni Saola përshkoi vendin rreth tri javë më parë.


10 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)