Ekipet e shpëtimit në Iranin Veriperëndimor po përpiqen edhe sot që të nxjerrin të mbijetuarit nga rrënojat e shkaktuara prej dy tërmeteve të fuqishme, që lanë të vdekur 250 njerëz dhe lënduan më shumë se 1 mijë e 800 të tjerë.


Kjo shifër pritet të rritet, ndërsa raportet flasin se një mori prej 110 fshatrash janë goditur nga tërmetet. Ndërkohë, mbetet e paqartë sa njerëz janë prekur nga to dhe bilanci i viktimave pritet të rritet.


Linjat telefonike dhe të komunikimit në shumë fshatra raportohet se janë dëmtuar, duke e vështirësuar kështu punën e ekipeve të shpëtimit. Kryqi i Kuq është ofruar të vendosë më shumë spitale të lëvizshme në zonat e prekura për të dhënë ndihmën emergjente për të lënduarit.


12 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)