Edi Rama i ka dhënë përgjigje “të gjithë skeptikëve mbi programin e Partisë Socialiste” duke theksuar se Olimpiada “Londër 2012” ka dhënë një mësim pasi suksesi i sportistëve vendas është financuar nga Llotaria Kombëtare.


“Mbyllja e Olimpiadës magjike të Londrës lë pas një reflektim: Shkëlqimi i skuadrës britanike ka në bazë financimin nga Llotaria Kombëtare!”, shkruan kreu i Partisë Socialiste.


Më tej, Rama shtoi: “Reflektim për skeptikët mbi programin e PS: Me Llotarinë Kombëtare në dispozicion të sportit e rinisë, ne do ta rilindim sportin shqiptar.”


“I jemi referuar me kohë shembullit të Britanisë së Madhe kur kemi folur për Llotarinë Kombëtare e jemi të bindur se kjo është rruga e duhur”, shkruan kreu i opozitës në rrjetin social.