Sfidat


Mesi humbet një penallti, por skuadra e tij triumfon 3-1


Argjentina triumfon 3-1 ndaj Gjermanisë në shtëpinë e kësaj të fundit, në Frankfurt. Gjermanët ishin më agresivë në fillimin e lojës, duke krijuar edhe raste për shënim, por në minutën e 30 Ziler ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Sozës dhe gjyqtari jep 11-metërsh për Argjentinën. Mesi gabon nga pika e bardhë, por avantazhi i seleksionit vjen falë një autogoli të Khedirës në minutën e 45. Superioriteti numerik në fushë i vjen në ndihmë Argjentinës, e cila gjen edhe golin e dytë me Mesin, pas një kombinimi me Higuain në minutën e 52. Ndërsa goli i tretë mban firmën e Di Marias, në të 73-n. Goli i Hëvedes në minutën e 81 vlejti vetëm për statistika. Ndërsa Anglia ka befasuar Italinë me fitore 2-1 në Bernë të Zvicrës. Italia e nisi mirë ndeshjen, duke gjetur edhe golin e avantazhit në minutën e 15 me De Rosin, në momentin e ekzekutimit të një goditjeje këndi. Ndërsa në minutën e 28 erdhi barazimi i anglezëve me anë të Jagielkas, po gjatë zhvillimeve pas një goditjeje këndi, ku realizoi me kokë. Goli i fitores 2-1 të Anglisë e shënoi Defoe (80’).