Presidenti vijoi valën e ndryshimeve që nisën pas largimit të Bamir Topit


Presidenti i Republikës Bujar Nishani pranoi sot propozimet e ministrit të Mbrojtjes Arben Imami për gradimin e pesë ushtarakëve me titullin e gjeneralit të brigadës si dhe kreu shkarkime, emërime dhe zhvendosje në disa hallka të ndryshme të forcave ushtarake. Vendimet e presidentit nuk janë shoqëruar me shpjegime mbi arsyet se pse u propozuan këto ndryshime.


Vendimet janë:


Gjeneral Brigade Agim LALA, lirohet nga detyra e Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes dhe del në lirim.


Gjeneral Brigade Bardhyl Veli HOXHA, emërohet  Komandant i  Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.


Gjeneral Major Viktor Daut BERDO, lirohet nga detyra e Komandantit të Forcës Tokësore dhe emërohet Zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.


Gjeneral Major Zyber Fasli DUSHKU, lirohet nga detyra e Zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe emërohet Komandant i Forcës Tokësore.


Gjeneral Brigade Bardhyl Veli HOXHA, lirohet nga detyra e Komandantit të Brigadës Logjistike.


Gjeneral Brigade Syrja Selim GJOKA, lirohet nga detyra e Komandantit të Batalionit të Policisë Ushtarake të Forcave të Armatosura, emërohet  Komandant i Brigadës Logjistike.


Gjeneral Brigade Qemal Demçe SHKURTI, lirohet nga detyra e Shefit të Kabinetit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, emërohet  Komandant i Forcës Detare.


Gjeneral Brigade Jeronim Rasim BAZO, lirohet nga detyra e Drejtorit të Drejtorisë së Planifikimit të Mbrojtjes, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.


Kolonel Jeronim Rasim BAZO, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit të Mbrojtjes, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, i jepet grada madhore Gjeneral Brigade.


Kolonel Syrja Selim GJOKA, me detyrë Komandant i Batalionit të Policisë Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, i jepet grada madhore Gjeneral Brigade.


Kolonel Qemal Demçe SHKURTI, me detyrë Shef i Kabinetit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, i jepet grada madhore Gjeneral Brigade.


Kolonel Bardhyl Veli HOXHA, me detyrë Komandant i Brigadës Logjistike, i jepet grada madhore Gjeneral Brigade.


Gjeneral Brigade Viktor Daut BERDO, me detyrë Komandant i Komandës së Forcës Tokësore, i jepet grada madhore Gjeneral Major.


Gjeneral Brigade Zyber Fasli DUSHKU, me detyrë Zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, i jepet grada madhore Gjeneral Major.