Miqësorja
Shqipëria U-19 ka pësuar një humbje të thellë 4-0 ndaj homologëve sllovenë në miqësoren e fundit në prag të eliminatoreve të Euro 2013 të kësaj moshe. Kundërshtari e dominoi gjithë ndeshjen, duke shënuar nga dy gola për çdo pjesë, ndërsa kuqezinjtë ishin në limitet e tyre, duke bërë një figurë të shëmtuar. Trajneri Foto Strakosha kishte grumbulluar për këtë sfidë lojtarë të rinj, të cilët janë kandidatë për të veshur bluzën e Kombëtares U-19 në eliminatoret e grupit 7, ku bëjnë pjesë edhe Belgjika, Italia dhe Bjellorusia. Takimet e këtij grupi do të luhen sipas programit të vendosur nga UEFA në stadiumin e qytetit të Vlorës më 12-17 të tetorit të ardhshëm.
Humbja
Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Foto Strakosha pësuan një humbje të thellë 4-0. Kundërshtari dominoi ndeshjen, duke shënuar nga dy gola për secilën pjesë