Policia greke ndaloi gazetarin e “Top Channel”, Marin Mema, në pikën kufitare të Qafë-Botës, veprim i justifikuar nëpërmjet paraqitjes së një vendimi që e cilëson atë si të rrezikshëm për sigurinë kombëtare të vendit fqinj.


Ngjarja u verifikua në orët e mesditës të së dielës. Gazetarit Mema iu njoftua gjithashtu se atij i është hequr përjetësisht e drejta për të kaluar kufirin shqiptaro-grek.


Masa merret pas filmimeve për çamët dhe shqiptarët në Greqi, të realizuar pak kohë më parë nga Mema, në kuadrin e ciklit të reportazheve “Shqipëria tjetër”.


Të njëjtën masë drastike, autoritetet greke ndërmorën disa muaj më parë edhe ndaj gjyqtarëve që dhanë dënimin për kreun e organizatës “Omonia” në Korçë.

19 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)