Policia e Durrësit njofton se ka vënë në pranga dy 60-vjeçarë dhe po heton në gjendje të lirë pesë persona të tjerë nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese.
Të ndaluarit janë shtetasit Nadmir Mehmeti, 60 vjeç, i cili bashkëjetonte me shtetasen me iniciale L.V. i të njëjtës moshë me të. I ndaluari akuzohet se e shfrytëzonte 60-vjeçaren për prostitucion, duke siguruar edhe klientelën.
Nën akuzë në gjendje të lirë janë edhe 5 persona të moshës nga 50 deri në 70 vjeç, që paguanin shuma nga 200 deri në 500 lekë për të kryer marrëdhënie seksuale me 60-vjecaren. Ata ndodheshin në banesë dhe janë kapur në flagrancë nga policia.
21 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)