Fenomeni
Drejtësia shqiptare vijon të mos bashkëpunojë për ngjarjet kriminale, duke vonuar zbardhjen e autorëve. Disa të arrestuar kanë përfituar nga kjo situatë në gjykatë, e cila ka vendosur ndaj tyre masa arresti me afat. Rasti i parë është i Nazime Vishës, e cila do të qëndrojë fillimisht 30 ditë në burg, pasi ende nuk ka dalë ekspertiza e gjurmëve me armë. Ndërkohë, edhe dy të akuzuarit për vrasjen e dyfishtë në Elbasan janë me masë sigurimi me afat. Rasti më i fundit është regjistruar në Fier, ku një prej të dyshuarve si grabitës të argjendarisë përfitoi nga kjo situatë.
Pushimet
Mësohet se gjysma e punonjësve në policinë shkencore, ashtu si edhe punonjësit në prokurori, polici e gjykatë, janë me pushime