Gjykata Kushtetuese e Rumanisë ka marrë vendim se referendumi për rrëzimin e presidentit Trajan Basesku ishte i pavlefshëm. Verdikti e kthen në detyrë Baseskun, i cili u pezullua nga parlamenti më 6 korrik.
Për vendimin e gjykatës, të shpallur të martën kanë votuar 6, kundrejt tre gjykatësve, që kanë qenë kundër.
Koalicioni qeverisës në Rumani, i udhëhequr nga kryeministri majtist, Viktor Ponta, muajin e kaluar u përpoq që ta rrëzojë Baseskun e qendrës së djathtë përmes referendumit të 29 korrikut, i cili dështoi pasi pjesëmarrja e votuesve nuk ishte 50 për qind. Pothuajse 90 për qind e atyre që kanë votuar mbështetën rrëzimin e Baseskut.
Megjithatë, koalicioni qeverisës kontestoi vërtetësinë e regjistrave zgjedhorë dhe detyroi gjykatën e lartë të marrë vendim për vlefshmërinë e referendumit. Basesku është zgjedhur për një mandat të dytë pesëvjeçar në vitin 2009.
21 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)