Tiranë
Një punonjës i kazinosë ka denoncuar për një grabitje në vendin e punës. Pas hetimeve, rezultoi se denoncimi ishte i rremë. Në pranga ka rënë shtetasi Bashkim Hoxha. “Ky shtetas ka depozituar kallëzim penal se në rrugën ‘Myslym Shyri’ në Tiranë, në një lokal ku ishte i punësuar, ka deklaruar se dy persona të armatosur me armë dhe me maska i kanë marrë një sasi prej 270 000 lekësh.
Nga hetimet e menjëhershme rezultoi se ky shtetas ka bërë kallëzim të rremë, pasi shumën e parave e ka marrë vetë, duke sqaruar më pas se ato i ka lënë duke luajtur në këtë loto” pohojnë burimet nga policia e kryeqytetit.