Aktiviteti në Markat 


Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, deklaroi dje se popullsia çame, e cila jeton ende brenda kufirit të Greqisë, duhet të marrë statusin e minoritetit. Këtë deklaratë, kreu i PDIU-së e bëri gjatë fjalës së mbajtur në Komunën Markat të Sarandës, ku u organizua edhe Festa e Çamërisë. Sipas Idrizit, nuk do të ishte e largët dita në të cilën edhe çamët që jetonin në Greqi të ishin të lirë të flisnin gjuhën shqipe dhe të kishin shkollat e tyre. “Unë jam i bindur se shumë shpejt ne do të arrijmë që edhe vëllezërit tanë çamë matanë kufirit të kenë statusin e minoritetit, të kenë shkollat shqipe, të flasin shqip, të kenë kryetarë komunash e bashkish shqiptarë çamë. Ne së shpejti do të jemi bashkë në Çamërinë tonë, e cila fillon këtu, nga kjo portë, dhe vazhdon deri në Artë, deri në Prevezë”, deklaroi Idrizi. Sipas tij, tashmë çështja e Çamërisë ka një vokacion të rëndësishëm politik dhe se PDIU-ja do t’i përdori të gjitha rrugët për ta zgjidhur këtë çështje. Në këtë kuadër ai i ftoi çamët të ishin të bashkuar në mbështetjen e PDIU-së për të rritur edhe forcën e saj parlamentare.


 


Parlamenti


PDIU-ja pritet të paraqesë së shpejti në Kuvend një rezolutë, e cila do të bëjë që shteti shqiptar ta njohë edhe institucionalisht çështjen çame