Viktima e radhës së galerive të nëntokës ka qenë një 21-vjeçar nga Tropoja. Mësohet se gjatë punës në minierën e Kepenekut, në Tropojë, 21-vjeçari Artur Cela, nga fshati Helshan i rrethit të Hasit, ka rënë në tensionin e energjisë elektrike, çka i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ndërkohë mësohet se policia lokale ka dërguar për ndjekje penale në gjendje të lirë, 31-vjeçarin Zaim Sejdiu nga Skenderaj i Kosovës për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë” parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal. Sejdiu kishte në administrim galerinë e kromit ku humbi jetën minatori.
Vetëm gjatë vitit 2012, në minierat e qarkut të Kukësit kanë humbur jetën më shumë së 11 persona ndërkohë që janë plagosur më shumë se 20 të tjerë.
22 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)