Krimi i rrugës


70-vjeçarja – Teksa grupi hetimor tenton të mbledhë prova për vrasjen e 38-vjeçares Fatbardha Tafaj, një e moshuar ka rënë pre e një grabitjeje


Argjendaritë – Duke i parë si “ndihmës” të krimit të rrugës, policia u ka shpallur luftë dyqaneve dhe argjendarëve që tregtojnë flori të përdorur


Kamerat – Shumë argjendari kanë kamera sigurie, por mbahen të fikura, pasi policia kontrollon pamjet, me qëllim identifikimin e hajdutëve


Sekuestrimet


Grabitja


Një e moshuar 70-vjeçare ka qenë duke ecur në një nga trotuaret pranë sheshit “Uillson”, kur ka mbetur e dëmtuar lehtë në pjesën e pasme të kokës. Janë dashur pak sekonda për të kuptuar se ajo ishte dëmtuar në të dy veshët. Një grabitës, që më vonë u përshkrua nga dëshmitarët rreth të tridhjetave, i kishte shkulur nga të dy veshët vathët e floririt. Kalimtarët e rastësishëm thanë se grabitësi është larguar me një motor menjëherë pas vjedhjes, ndërsa kanë përshkruar profilin e tij. Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka shoqëruar në komisariat 70-vjeçaren për të dhënë deklarimet lidhur me ngjarjen. Edhe pse zona është mjaft e populluar, agresori ka mundur të largohet nëpërmjet një tuneli aty pranë, ndërsa sipas dëshmitarëve, grabitësi mund të jetë rreth moshës 35-vjeçare. “Ai erdhi me motor, kaloi aty me një “Piaggio” të vogël. Iku andej mbrapa, kur u kthye, u kthye me një shpejtësi të madhe. Ajo plaka thërriti me të madhe: ‘Vëthët! Vëthët!’ Kur dolëm ne ta kapnim doli këtu matanë. Nuk është i vetmi rast, para një jave vodhën edhe një telefon. Ajo gruaja po blinte, ai mori telefonin dhe iku me vrap”, tha një dëshmitar. Policia tha se gruaja është dëmtuar lehtë, pasi hajduti e ka përplasur. Ndërkohë, sipas banorëve të lagjes, vetëm gjatë këtij muaji kanë ndodhur mbi katër vjedhje të qytetarëve në këtë rrugë, pasi tuneli mes pallateve favorizon grabitësit.