Integrimi


Shqiptarët duhet t’i bëjnë reformat për veten e tyre dhe jo për të huajt. Kjo është porosia e dhënë nga ambasadorja gjermane në Tiranë. “Mund të them se ka pasur progres, Kodi i ri Elektoral ka kaluar në Parlament, ndërsa qeveria dhe opozita po diskutojnë për reduktimin apo heqjen e imuniteteve. Ka diskutime për reformimin e institucioneve legale dhe sistemin e drejtësisë, kështu që në tërësi po flitet për më shumë reforma dhe ne shpresojmë që kjo të materializohet. Mendoj që për ne, por më shumë për shqiptarët, është e rëndësishme të përsosin sistemin e drejtësisë, kjo do të përmirësonte cilësinë e zbatimit të ligjit dhe relatat mes vetë shqiptarëve, gjithashtu marrëdhëniet mes institucioneve dhe biznesit, por edhe mes institucioneve dhe biznesit të huaj”, tha ambasadorja Carola Muller Holtkemper gjatë një vizite në Gjirokastër.