Gjakmarrja ka shënuar viktimën e radhës në Shkodër. Një 20-vjeçar nga fshati Bardhaj, është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në oborrin e shtëpisë së tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 dhe policia bëri të ditur se viktima është Gjin Guri. Sipas të njëjtave burimeve, mësohet se në ngjarje ka mbetur i plagosur edhe vëllai i viktimës, Xhevair Guri. Sipas policisë dyshohet se autor i ngjarjes të jetë fqinji i tyre, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi. Ai është shpallur në kërkim dhe uniformat blu kanë rrethuar zonën e po punojnë për kapjen e tij.
Policia ka konfirmuar se ngjarja dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje, pasi para 5 vitesh, xhaxhai i viktimës ka kryer vrasje për motive të dobëta.
23 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)
