Braçe 


Deputeti socialist, Erjon Braçe, lëshon alarmin se sistemi energjetik në vend po zhytet në kolaps të plotë financiar, duke bërë me faj për këtë qeverinë dhe vendimmarrjen e saj politike.


“Vendimet e diktuara apo të orientuara nga qeveria, të vulosura nga ERE, jo vetëm që nuk kanë zgjidhur apo nuk kanë shmangur kolapsin e gjithë sistemit energjetik në Shqipëri, por përkundrazi, për shkak të natyrës thelbësisht politike dhe aspak ekonomike e financiare, po hedhin barrën e gjithë kësaj flluske të madhe mbi kurrizin e qytetarëve të Republikës së Shqipërisë dhe të vetmes kompani publike që ka mbetur në sektorin energjetik, që është KESH”, tha Braçe për “Top Channel”. Sipas tij, “ERE, jo vetëm që bën një favor për tre vite, apo për dy vitet e tjera në vijim me 80 milionë dollarë, por ka bërë edhe një favor, pasi i ka dhënë fuqi prapavepruese vendimit të tij. Pra ka filluar, që nga periudha 1 janar 2012 dhe përfshin deri në fund të muajit maj. Efekti financiar shtohet edhe me gati 2 miliardë lekë të tjera, ose me 20 milionë dollarë”, tha Braçe.