Sot do të shënohet Dita Europiane në Përkujtim të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit. Parlamenti Eiropian miratoi në vitin 2008 një rezolutë, me të cilën 23 gushti u përcaktua të jetë ditë formale e përkujtimit të viktimave të dëbimeve dhe asgjësimeve masive.


Kjo ditë u zgjodh për të koinciduar me 23 gushtin 1938, ditën kur u nënshkrua pakti Molotov-Ribentrop ndërmjet Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë Naziste.


Një deklaratë e Parlamentit Europian theksoi se: “Dëbimet, vrasjet dhe skllavërimet masive të kryera në kuadër të akteve agresive të stalinizmit dhe nazizmit hyjnë në kategorinë e krimeve kundër njerëzimit”.


Në vitin 2009 Parlamenti miratoi një rezolutë tjetër për të dënuar krimet e totalitarizmit në Europën komuniste, në regjimet naziste dhe fashiste.


23 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)