Mënyra më e mirë për të goditur te të tjerët është eksperimentimi me ngjyra të ndryshme, por ekzistojnë disa rregulla të rëndësishme, që përbëjnë bazën e një grimi të mirë për sytë blu
Çdo nuancë e lëkurës, ngjyra e syve dhe forma e fytyrës kërkon një grim special dhe të veçantë, prandaj duke pasur parasysh këto faktorë mund të bëni një grim për t’u pasur zili. Në këtë rast duhet të zgjedhim grimin më të mirë për sytë e kaltër, por duke marrë parasysh ngjyrën e lëkurës dhe formën e fytyrës. E rëndësishme është edhe ajo që ju vishni. Në fakt, mënyra më e mirë për të goditur te të tjerët është eksperimentimi me ngjyra të ndryshme, por ekzistojnë disa rregulla të rëndësishme që përbëjnë bazën e një grimi të mirë për sytë blu.
Ngjyra e lëkurës dhe fondotina
Edhe në këtë rast, është shumë e rëndësishme të dini të zgjidhni dhe të aplikoni në fytyrë një fondotinë të mirë. Kujdes të veçantë duhet t’i kushtoni pjesës përreth syve. Duke ditur ngjyrën e lëkurës, mund të zgjidhni një nuancë që nuk e zbeh bukurinë e ngjyrës blu të syve tuaj.
Penel për sytë blu
Një penel i mirë mund të bëjë çudira, duke u kombinuar me grimin e syve blu. Për të nxjerrë në pah më të mirën e syve blu, mund të përdorni një ton gri të mbyllur në karbon. Në këtë rast është mirë që të zgjidhni një nuancë mes këtyre ngjyrave. Në qoftë se vendosni të përdorni një ngjyrë që nuk kombinohet me kafen ose grinë, për të mos rrezikuar, përdorni një penel të zi.
Kur lyejmë sytë blu, rëndësi të veçantë duhet t’i kushtojmë konturit të syrit. Nëse aplikohet mirë lapsi ose peneli, pastaj do të jetë shumë e lehtë zgjedhja e ngjyrës së tonit që duam të vendosim sipër.
Tonet për sytë blu
Disa nuanca duken të përkryera mbi sytë blu. Këtu bëjnë pjesë vjollca, ngjyra e argjendtë dhe roza e lehtë. Toni i ftohtë i syve blu është në kontrast me tonin e nxehtë të këtyre ngjyrave. Nëse grimi kërkohet më i theksuar, atëherë mund të përdorni të purpurtën e zbehtë, grinë ose të bardhën. Po ashtu mund të përdorni ngjyrat që janë në modë këtë verë. Një avantazh tjetër është se sytë blu shkojnë shumë me ngjyrat e errëta. Ja vlen të provoni të zezën, ose një nuancë tjetër të errët. Efekti “smokey-eyes” i përshtatet mirë çdo forme fytyre dhe ngjyre sysh.
Ngjyrat dhe nuancat e blusë
Për lyerjen e syve, ngjyra blu është një zgjedhje e mirë për të theksuar shikimin. Megjithatë duhet të bëni kujdes: ngjyra blu që zgjidhet si hije duhet të jetë e tillë që të kombinohet me ngjyrën e irisit. Nëse zgjidhni një nuancë të përafërt rrezikoni të ngatërroni ngjyrën e syve. Prandaj duhet të zgjidhni nuanca të shndritshme dhe të forta, që të theksojnë blunë e syve.
Rimeli për sytë blu
Edhe në këtë rast, është mirë që të kombinoni rimelin, tonin e syve dhe penelin. Edhe pse jo gjithmonë rimeli i zi nuk këshillohet për sytë me ngjyrë të hapur, ka raste kur e zeza është ngjyra më e përshtatshme. Kur zgjidhet një grim natyral, është shumë e rëndësishme të theksohen sytë me pak laps të zi dhe rimel. Kur jeni në punë është mirë të mos e teproni me ngjyrat e ndezura, por zgjidhni një grim të përshtatshëm dhe që ju jep pamje prej profesionisteje. Në këtë rast, lapsi i zi me një ton gri të shndritshëm mund të jetë gjetja e duhur.