Një bari 20-vjeçar mbeti i asfiksuar nga tymi i flakëve që ndezi vetë pasditen e së shtunës në afërsi të Gjirokastrës.


Sipas policisë, viktima i identifikuar si Haki Manaj nga Tepelena, ka ndezur një zjarr përballë liqenit të Viroit, por shpejt flakët kanë dal jashtë kontrollit, duke përfshirë edhe vetë bariun.


Manaj u asfiksua nga tymi dhe u gjet i pajetë disa orë më vonë nga forcat zjarrëfikëse që mbërritën në zonë.


25 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)