Galiani niset për në Madrid. Dje, kontakti i parë Bronzeti-Perez, tani takohen përsëri
“Disa dashuri nuk kanë kurrë fund”, perifrazon Adriano Galiani. Negociatat nuk duket se do të zgjasin deri në përjetësi. Dje, drejtori teknik i Milanit, Adriano Galiani, ka kërkuar të shkojë në Madrid për të biseduar nga afër me futbollistin brazilian, Rikardo Kaka. Ai nuk luajti në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës, kështu që nuk është i dëshiruar nga Murinjo për këtë sezon, ndaj edhe Milani është hedhur në sulm për të përfituar shërbimet e lojtarit dhe për ta ripasur edhe një herë në Milanelo. Galiano do të takohet me Florentino Perez për herë të dytë, pasi në të parën është ulur dje ndërmjetësi Ernesto Bronzeti dhe marrëveshja do ende ditë të përfundojë. Aksi Milan-Madrid tashmë është një rrugë e nxehtë, pasi Galiani e ka gati ftesën për rikthimin e Kakasë në skuadrën e Milanit. Italianët janë duke punuar intensivisht për rikthimin e futbollistit dhe këto janë orët vendimtare për këtë gjë.
Kapitulli “Niang” për kuqezinjtë duket i përfunduar. Italianët janë shumë afër përfundimit të bisedës për afrimin e futbollistit francez në radhët e skuadrës. 17-vjeçari, që është pjesë e Kaenit në Francë, ka marrë “Ok” primar dhe tashmë nuk është më larg sesa një hap nga Milani.